Një nga kompanitë tona partnere që operon në fushën e televizionit. Raportimi i lajmit të fundit, transmetimi në kohë reale nga vendngjarja, lidhjet direkte nga vendi, rajoni dhe bota, si edhe analizat e thelluara profesionale, janë bazë e programacionit ditor. Kërkon të punësoj Inxhinier/e IT.
Detyrat & Përgjegjësit
- Të mirëmbaje rrjetin dhe kompjuterat e kompanisë.
- Te mirëmbaje, konfigurojë dhe përditësoj serverat e kompanisë për të siguruar mbarëvajtjen e transmetimit.
- Te mirëmbaje sistemin e arkivës të përmbajtjes audio – video.
- Të mirëmbaje konfigurimet e cdo kompjuteri qe lidhet drejtëpërdrejtë me sistemin e televizionit.
- Të mirëmbaje server-at dhe konfigurimet e transmetimit te live stream në internet.
- Të mirëmbaje server-at e lidhjeve direkte.
- Të mirëmbaje sistemet e AVID.
Kërkesat & Kualifikimet
- Diplomë Master ne Inxhinieri Elektronike, Informatike, ose fushë të ngjashme,
- Të paktën 4 vjet eksperience në media.
- I motivuar, energjik, krijues, i shpejte, i sakte.
- Aftësi shumë të mirë teknike.
- Të posedoj gjykim të mprehtë.
- Aftësi për të menaxhuar projekte dhe detyra të shumëfishta në të njëjtën kohë.
- Aftësi për të kryer punë cilësore nën situata presioni,
- Aftësi për të punuar me orar pune fleksibel, duke përfshirë naten dhe fundjavat dhe të punojë si pjesë e një ekipi.
- Etikë profesionale e punës dhe gjithmone i gatshëm.
- Njohuri shumë të mira (të folur dhe të shkruar) në shqip dhe anglisht.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV bashkangjitur në adresën cv@ketu.al